
Zonat turistike në Lezhë do të jenë në monitorim të vazhdueshëm nga inspektoratet për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë sektorët që ato mbulojnë.Kështu u shpreh nga Shëngjini Kryeinspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, Dashnor Sula, gjatë një takimi me strukturat rajonale në Lezhë.Zaptimi i hapësirave publike, siguria në plazhe dhe siguria ushqimore do të jenë në fokus të punës së inspektoriateve, ku nuk do të ketë tolerime ndaj shkeljeve, u shpreh Sula.
Me nisjen e sezonit turistik është ngritur një task-forcë e posaçme për monitorimin e zonave turistike. Gjatë këtij takimi u përcaktuan detyra të qarta për çdo inspektoriat, me qëllim përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe garantimin e një sezoni turistik të suksesshëm.


