Mbi 1 mijë pushues kanë marrë shërbim mjekësor në qendrat shëndetësore të hapura posaçërisht vetëm për sezonin turistik në zonen e Velipojes nga muaji qershor deri më tani. Që nga muaji qershor, kur hapën qendrën shëndetësore në Velipoje dhe ne Rrjoll janë paraqitur të paktën 1000 pushues.

Pushuesit që paraqiten në këto qendra kërkojnë ndihmë mjekësore, për shkak të qëndrimit me orë të zgjatura në diell, që shkakton tension apo djegie dhe probleme të tjera shëndetësore që lidhen me sëmundjet kronike deri dhe ndërhyrje mikrokirurgjikale. Janë qendra shëndetësore që funksionojnë 24 orë në shtatë ditë të javës, të ngritura posaçërisht për sezonin turistik. Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë rezulton se nga 1 qershori deri në 2 gusht, në të 22 qendrat shëndetësore ne te gjithe vendin janë ofruar 7566 vizita mjekësore, 3038 mjekime lokale, 900 ndërhyrje mikrokirurgjikale dhe 400 raste janë referuar për në spitalet rajonale. Në secilën prej qendrave shëndetësore të hapura për këtë qëllim ofrojnë shërbim shëndetësor dy mjekë dhe dy infermierë, të cilët përveç pagës së tyre, marrin dhe një shpërblim prej 80 mijë lekësh.

Artikulli paraprakÇUNI: AUTORËT DHUROJNË LIBRA PËR BIBLIOTEKËN
Artikulli tjetërOFERTA E GJICIT, OPINIONI I NDARË NË SHKODËR