
Subjektet që do krijojnë ndotje të mjedisit gjatë sezonit turistik në Shëngjin dhe Tale do të përballen me masa ndëshkimore.Paralajmerimi ka ardhur nga Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu gjatë një takimi me operatoret turistik në Shëngjin, në kuader të përgatitjeve për sezonin veror. Sipas Ndreut do të ketë shtim të kapaciteteve të menaxhimit të plazheve, ku menaxhimi i mbetjeve do të jetë prioriteti kryesor i bashkisë dhe gjithë strukturave përgjegjëse.
Numri i vizitorëve në bregdetin e Lezhës po vjen gjithnjë në rritje, ndërsa hapja zyrtare e sezonit turistik do të bëhet të premten e 24-majit. Bashkia Lezhë në koordinim me institucionet e tjera do të angazhojë struktura shtesë për pastrimin dhe monitorimin e territorit, ndërsa kontrollet do të intensifikohen përgjatë gjithë sezonit.