Teksa jemi në fund të muajit korrik dhe ka kaluar më shumë se gjysma e tij, sezoni turistik në Shëngjin po i përmbushbpritshmëritë e biznesit vendas. Deri në këtë periudhë, numri i pushuesve ka qenë i konsiderueshem, ndërsa fluksin më të lartë të tyre pritet të sjellë muaji gusht.Sipas Operatoreve Turistik në Shëngjin përveç shqiptarëve të Kosovës, nuk mungojnë as shtetasit e huaj, të cilët po e zgjedhin gjithnjë e më shumë këtë zonë si destinacionin e tyre të preferuar.

Shëngjini ka një vijë bregdetare të konsiderueshme, nga Rana e Hedhur deri në Kunë, ku janë shtuar ndjeshëm edhe njësitë akomoduese. Ndërkohë, fokusi kryesor është vendosur te përmirësimi i cilësisë së shërbimeve, por problem mbetet mungesa e infrastrukturës rrugore përgjatë superstradës dhe në segmentin që të çon drejt kësaj zone turistike, duke sjellë çdo vit trafik të rënduar dhe pritje të gjata për pushuesit.

https://youtu.be/d9OTSlR2Zaw

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPARANDALOHET NJË NGJARJE E MUNDSHME KRIMINALE, ARRESTOHET 39 VJEÇARI NË LEZHË
Artikulli tjetërSHKODËR, KATËR VATRA ZJARRI NË 24 ORË