Ky ishte premtimi, por sic ndodh zakonisht, ne shqiperi nuk eshte cudi qe premtimet te harrohen apo te mos mbahen per shkaqe nga me te ndryshmet dhe askush nuk mban pergjegjesi per ate qe thote.

I tille ishte edhe rasti i impiantit te perpunimit te ujrave te zeza ne Velipoje, nje investim i trumbetuar si nder me te suksesshmit, per vete nevojen qe kishte ky impiant per te liruar velipojen nga ujrat e zeza, por edhe si nje domosdoshemri dhe kusht per tiu ofruar pushuesve dhe turisteve nje sherbim sa me efikas. Por sot, ku flasim per dezinsketime nga ana e ministrise se shendetesise, duket se eshte harruar impianti i perpunimit te ujrave te zeza, domosdoshmeri per kete zone. Jo vetem kaq, ky impian pa frike mund te thuhet se eshte si nje mall pa zot, pasi delegimi i kompetencave nga ana e qeverise drejt pushtetit vendor per ndermarrjet e ujsjellesit ka lene pezull ne investime kete impiant. Burimet bejne me dije se nje pjese e paisjeve te domosdoshme per kete impian jane ende ne zoterim te ndermarrjes se ujesjellesit i cili aktualisht nuk mbulon asnje zone te Bashkise se re te Shkodres, nderkohe qe ndermarrja e ujsjellesit ende nuk ka asnje dokumentacion te posacem ne lidhje me kete veper te rendesishme qe do ti garantonte velipojes perpunimin e ujrave te ndotura duke larguar njehere e mire nje imazh negativ te ujrave te zeza ne kete zone, nje pasuri e turizmit per Bashkine e Shkodres

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODRA DHE MUNGESA NDAJ “RILINDJES URBANE”
Artikulli tjetër“SEKS?! T’FALIMNDERS. SA ME E PROVU” Seks?!