Sigurimi i rendit dhe sigurise publike gjate sezonit turistik ne Shengjin dhe zonat perreth, ka angazhuar maksimalisht Policine Vendore te Lezhes, ku të gjitha strukturat janë në terren.
Në zbatim të planit të posaçëm të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, në këtë operacion janë angazhuar Patrulla e Përgjithshme, Forca e Posaçme “Shqiponja”, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Policia Rrugore, si dhe patrullat me biçikleta.Puna e strukturave të rendit është përqendruar në menaxhimin efikas të çdo informacioni apo denoncimi të ardhur nga qytetarët, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe reagimin e shpejtë në raste emergjente.
Një tjetër fokus është siguria rrugore. Efektivët po kryejnë kontrolle të vazhdueshme ndaj automjeteve dhe drejtuesve të tyre, si dhe po menaxhojnë fluksin e qarkullimit në nyjet hyrëse e dalëse të qytetit.Policia po monitoron gjithashtu edhe ndotjen akustike, përmes matjes së nivelit të zhurmës në ambientet e shërbimit, me qëllim ruajtjen e qetësisë në zonat publike.
Strukturat e Policisë së Lezhës do të jenë të pranishme gjatë gjithë sezonit në Shëngjin dhe në të gjitha zonat turistike të qarkut, për të garantuar një mjedia të qetë dhe të sigurt për qytetarët dhe vizitorët, ndersa ftohen qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në komisariatet më të afërta ose në numrin falas 112.

Artikulli paraprakOPERACION ANTIDROGË NË KURBIN
Artikulli tjetërPRODA PRET DIPLOMATIN E AMBASADËS SË KINËS