Këto ishin pamjet e segmentit Milot-Balldren dhe rrugës së Shëngjinit, pasditen e së dieles.
Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit u shoqërua me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.

Fluksi më i lartë i automjeteve ishte në rrugen e Shëngjinit dhe superstraden në drejtim të Milotit.Trafiku i rënduar nisi që prej orës 17 dhe shpesh herë pati dhe bllokim total të qarkullimit rrugor.

Fluksi i lartë i automjeteve ishte prezent deri në oret e vona të mbrëmjes të së dieles, ndërsa për të lehtesuar sadopak lëvizjen pasti prezence të shtuar të policisë rrugore.Ata u vendosen në disa pika, por pa mundur që të shmangin radhen e gjatë të automjeteve.

Ky është vetem fillimi i një trafiku të rënduar, pasi kjo situatë pritet ti shoqërojë rrugët e Lezhës edhe gjatë këtij sezoni turistik, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve, që pritet të jetë gjithnjë në rritje.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRKUJTOHET ZV/DEKANIA NEVILA DIBRA
Artikulli tjetër“14 MAJI NJË FARSË ELEKTORALE”, BERISHA AKUZA QEVERISË, PUBLIKON VIDEOT: NË DISA QENDRA VOTIMI, SHIHET VOTIM ELEKTORAL