Shkodra është një nga qytetet me një frekuentim të lartë të turistëve vendas dhe të huaj të cilët vizitojnë pika të ndyshme dhe atraksionet turistike që ofron veriu. Edhe në këtë sezon që sapo ka filluar duket se kemi një shtim të numrit të turistëve të huaj që vizitojnë Shkodrën e vëndet e tjera për rreth. Imelda Mullini si përfaqësuese e zyrës së informacionit turistik për Star Plus tregon ecurinë e deritanishme të këti sezoni turistik që sapo ka nisur.
Përfaqësuesja e zyrës së informacionit tregon se turistët janë të kombësive të ndyrshme.

Nga ana tjetër Imelda Mullini thotë se turistët në Shkodër vijnë edhe të informuar rreth vendeve që mund të vizitojnë por edhe kërkojnë sugjerime nga ana e zyrës së informacionit për turizmin.

Sezoni turistik në Shkodër është hapur zyrtarisht në datën 30 prill 2023 ku në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, fluksi është disa herë më i lartë. Turistet preferojnë zonat malore dhe monumentet e kulturës në qytet e natyrisht si destinacionet më të kërkuara mbeten Thethi, Lëpusha apo Vermoshi.

Artikulli paraprakGJINUSHI: TË BASHKOHEMI PËR ALBANOLOGJINË
Artikulli tjetërTRAFIKU BLLOKON LËVIZJEN E MJETEVE