56 drejtues kamionësh janë gjobitur nga Policia Rrugore në gjithë vendin, pasi u kapën duke shkelur urdhrin e lëvizjes gjatë sezonit turistik dhe kufizimit të qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave, në fundjavë.

Ata janë gjobitur me 3000 lekë secili, ndërsa shkeljet e rregullave nga shoferët u evidentuan në 5 qytete, Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier dhe Vlorë

Policia Rrugore ka filluar zbatimin e detyrimeve për kufizimin e lëvizjes së këtyre automjeteve në akset kryesore të vendit dhe kryesisht ato turistike, që ka filluar nga data 15 qershor dhe do të vijojë deri në 15 shtator 2021.

Për të lehtësuar qarkullimin në rrugë gjatë sezonit veror, kufizimet e lëvizjes për automjetet e tonazhit të rëndë shtrihen përgjatë fundjavës, duke nisur nga dita e premte deri të dielën ora 24:00.