Ndonese jemi pothuajse ne mes te sezonit turistik akoma bashkia Shkoder nuk ka mundesuar hapjen e zyrave te informacionit turistik .

Megjithate drejtori I ketij sektori prane ketij institucioni Gentian Mema ndonese nuk jep nje afat se kur keta zyra do te jene funksionale per tiu sherbyer turisteve ai tregon hapat qe po merren per rihapjen e tyre sidomos ne Velipoje dhe Shkoder. Por ndryshe nga Velipoja dhe Shkodra, per piken turistike te Thethit eshte e sigurt qe nuk do te kete nje zyre te informacionit turistik. Kjo mungesë busulle për orientim drejtpërdrejtë ndikon në largimin e turistëve drejt shtetit fqinj të Malit të Zi apo edhe qyteteve të tjera jashtë Shkodrës ku informacioni është i bollshëm. Resurset e Shkodrës janë të padsikutueshme por në kushtet e një terri informative turistët provojnë qasje të tjera duke humbur një mundësi të mirë që Shkodra të ketë një gjenerim më të madh të ardhurash në aspektin ekonomik.