Bashkitë kanë disa sfida për menaxhimin e liqenit të Shkodrës për shkak të problematikave të trashëguara. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi gjatë prezantimit të projektit “Nature Albania” të Administratës së Zonave të Mbrojtura deklaroi se disa projekte të ndryshme mund të përmirësojnë situatën në liqenin e Shkodrës.

I deleguari i PS për qarkun Shkodër, deputeti Ilir Beqaj u shpreh se mungon një ofertë turistike disa ditore dhe duhet zgjidhja e disa problemeve.

Projekti “Natural Albania” ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

“Natural Albania” ka në fokus edhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve për mbrojtjen e mjedisit në mënyrë që të mos dëmtohet më siç ka ndodhur për 30 vite me radhë.

 

Artikulli paraprakKOMISIONI I POSAÇËM I APELIMIT PAS PËRJASHTIMIT NGA VETTINGU RIKTHEN NË DETYRË FUAT VJERDHEN
Artikulli tjetërMAKINA DEL NGA RRUGA NË AUTOSTRADËN LEZHË–SHKODËR, PLAGOSET RËNDË DREJTUESI I MJETIT