Pavarësisht përpjekjeve të shoqatave në mbrojtje të grave dhe vajzave, viktima të dhunës, duket se ky proces ka edhe sfida. Tonilda Çela, përfaqësuese e shoqatës “Gruaja tek gruaja” tregon se si shkak i disa ndryshimeve ligjore, viktimat e dhunës po përballen me problematike procedurale të cilat deri diku edhe i kufizojnë për zgjidhjen e martesës.
Pamundësia e grave dhe vajzave për të paguar psikologun është një tjetër sfidë tregon Çela.

Pavarësisht përpjekjeve, duket se gratë dhe vajzat viktima të dhunës do të përballen edhe për disa kohë më këto problematika ligjore, pasi jo të gjitha vonesat në zbardhjen e vendimeve apo pamundësia për të paguar psikologun janë në favor të tyre. Si shkak i këtyre kushtëzimeve, disa prej tyre e kanë të vështirë të ndahen nga partnerët dhunues.

Artikulli paraprakKURTI NUK ZBATOI URDHRIN E GJYKATËS, PROKURORIA SPECIALE NJOFTIM ZYRTAR: DO TË VEPROJMË SIPAS LEGJISLACIONIT NË FUQI
Artikulli tjetërQYTETARËT: RREZIKOHEMI NGA NDËRTESAT E VJETRA