“Planifikimi dhe Menaxhimi I Qëndrueshëm I Destinacioneve Turistike” ishte tema e forumit të organizuar nga Fakulteti Ekonomik në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ku mori pjesë edhe zëvëndës ministrja e turizmit Ilva Gjuzi e cila foli për disa nga politikat e zhvillimit të turizmit. Në të njëjtën linjë ishte edhe nënkryetari I bashkisë Rudin Beka.

Rektori Tonin Gjuraj kërkoi rishikim të kurrikulës por edhe hapjen e brandeve identifikuese për qarkun e Shkodrës.

Pedagogia Brilanda Bushati vlerësoi rëndësinë e rolit të Organizatës së Menaxhimit të Destinacioneve për promovimin e duhur të turizmit në Shkodër.

Qëllimi I këtij takimi ishte informimi mbi praktikat e mira, sfidat por edhe strategjitë në zhvillimin e destinacioneve turistike.

Artikulli paraprakKARTONI JESHIL, BECI: LEHTËSI PËR QYTETARËT, THELLON BASHKËPUNIMIN MES DY VENDEVE
Artikulli tjetërSHKODËR – HANI HOTIT, RRUGA E AKSIDENTEVE