
Gjatë periudhës turistike, janë mijëra te huaj qe vizitojnë kalanë e Shkodres, por në funksion të tyre është vetëm një parking me kapacitet shumë të vogël për makinat.
Parkimi i makinave përgjatë rrugës së kalasë në mënyrë të çrregullt, po krijon një trafik të rënduar duke bërë të vështirë lëvizjen e turistëve. Drejtuesit e autombuzave thonë se duhet te krijohet një parkim i ri për automjetet
Kalaja e Shkodres është një nga destinacionet më të preferuara të këtij sezoni veror. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka bërë me dije pak dite më parë se në periudhën janar – korrik e kane vizituar mbi 100 mijë turiste






