KRYEKOMUNARI I POSTRIBËS: FIRMA DO PUNOJË 300 METËR LARG KALASË, LEJA NGA MINISTRITË. Leja e dhënë për shfrytëzimin e gurëve për skalitje në afërsi të zonës muzeale ku mendohet të ketë qenë kalaja e Krahtulit në fshatin Baks të Komunës Postribë nuk sjell asnjë rrezik sepse nuk do të ketë shpërthime me lëndë plasëse apo dëmtime të tjera për mjedisin.

Kjo është përgjigja e kryekomunarit të Postribës Faz Shabaj pas protestës që bënë banorët atje. Në lidhje me shfrytëzimin e një pjesë të Krahtulit për skalitjen e gurëve janë zhvilluar takime edhe me banorët të cilët fillimisht sipas kryekomunarit kanë rënë dakord. Para disa ditësh banorët e Krahtulit zhvilluan një protestë teksa pretendonin se firma italiane ka për qëllim marrjen e gurëve ku mendohet të ketë qenë fortesa shekullore ilire. Duhet pritur se cila do të jetë zgjidhja sepse banorët janë të vendosur për të mos lejuar që aty të realizohen punime nga firma italiane.

Artikulli paraprakNISIN FINALET E KAMPIONATIT PRANVEROR TË SHKOLLAVE
Artikulli tjetërNË MALËSINË E MADHE, GARA BËHET ME 3 KANDIDATË