Hapja e 33 kapitujve të negociatave në 13 muaj u theksua si rekord nga Avokati i Popullit, Endrit Shabani në Këshillin Kombëtar të Integrimit, por pati edhe rezerva. Shabani tha se integrimi matet nga distanca midis ligjit në letër dhe në praktikë.

“Shqipëria hapi të 33 kapitujt e negociatave brenda trembëdhjetë muajve. Ky është një rekord. Por është edhe një nga ato statistika që duken mirë në një infografik dhe pak më keq në sportelin ku një qytetar pret prej tre vjetësh për një vërtetim pronësie. Sepse matësi i vërtetë i integrimit europian nuk është vetëm numri i kapitujve të hapur, por distanca midis ligjit në letër dhe ligjit në praktikë. Pikërisht kjo distancë është ajo që IBAR-i do të vlerësojë. Le të flasim hapur: IBAR-i aktualisht qëndron në Bruksel, mes shteteve anëtare që po pyesin: a po reformohet vërtet Shqipëria? Kjo është pyetja që po bëjmë edhe ne këtu. Është pyetja që unë e bëj si Avokat i Popullit kur shoh mijëra ankesa që vijnë për administratën publike dhe gjyqësorin”, tha Shabani.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPELESHI I PËRGJIGJET SHQETËSIMIT TË VOKSHIT DHE BARDHIT: MOS KRIJONI STUHI NË GOTË, KENI LIRINË E PLOTË NË KUVEND
Artikulli tjetërBERISHA: PROTESTAT, ZËRI MË I FUQISHËM I SHQIPTARËVE DINJITOZË! TË BASHKOHEMI KUNDËR REGJIMIT