
Pas vendosjes së shtatorës të Shejtit Shna Ndue në fshatin Shalë të Dukagjinit është dhe bekimi i shtatores nga arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra. Gjithashtu është bërë bekimi dhe i kompanielit të rindërtuar në kishën e Shën Rrokut që u shkatërrua nga sistemi komunist rreth 31 vite më parë. Në fjalën e tij arqipeshkvi i Shkodrës Angelo Massafra ka kujtuar vitet e vështira të komunizmit kur kisha u shëmb dhe këmbanat e kishës nuk dëgjoheshin dhe sot erdhi dita që këto këmbana të dëgjohen edhe më fort.
Përgjegjësi i famullisë së Shalës, At Gazmend Tinaj ka falendëruar donatorët që bënë të mundur rindërtimin e kompanielit si dhe trupores së Shna Ndout. Në fjalën e tij dom Anton Kodrari ka theksuar se populli i dukagjinit duhet të qëndrojë i bashkuar ashtu siç ka bërë gjithmonë. E pranishme ishte edhe prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni e cila theksoi se kjo gjë duhet të shërbejnë si nismë për investime të tjera.
Ishin të shumtë emigrantët të cilët kontribuan për rindërtimin e kompanielit të kishës si dhe të shtatorës së Shna Ndout. Për këtë gjë Papa Fraçesku ka dërguar bekimin e tij për djemt e dugagjinit nga Vatikani.