LIVERPULI KËRCËNON, OFRON 13 MLN EURO PËR KARTONIN. Futbollisti me origjinë Shqiptare, Xherdan Shaqiri është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm në merkaton dimërore përsa i përket skuadrës së Interit. Pasi kanë bërë të tyre shërbimin e sulmuesit Lukas Podolski dhe bërja publike se zynohet si përforcim Shaqiri, mediat italianë kanë vijuar duke i kushtuar shumë rëndësi kësaj lëvizjeje.

Sipas tyre, zikaltërit duhet të bëjnë shumë kujdes në qoftëse duan që të bëjnë të tyre, futbollistin e Bayern Mynih me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Gjermanët nga ana e tjetër kanë vendosur një vlerë prej 15 mln eurosh për kartonin e lojtarit. Në itali, është duke u cilësuar si një lëvizje e përfunduar pasi lojtari është gati të shkojë tek Interi. Madje dhe trajneri Roberto Mancini në një konferencë të tij për mediat, ka folur me nota shumë pozitive për lojtarin duke e cilësuar si një përforcim shumë të madhe dhe mëse të nevojshëm për pankinën e Interit. Por nga gjithë kjo lëvizje e ekipit Italian, nuk ka mbetur pas as skuadra e Liverpulit e cila është në garë për shërbimet e lojtarit. Duke qenë se ekipit do ti largohet Stiven Gerard, drjetuesit e ekipit anglez, janë shprehur se Shaqiri mund të jetë zëvëndësuesi më i denjë i tij dhe për këtë I kanë ofruar 13 mln euro ekipit të Bayernit për shërbimin e tij. Ndërkohë që Interi në këtë aspect ka bërë një ofertë më të ulët. Mëgjithatë, Shaqiri duket se do të shkojë në Itali për pjesën tjetër të sezonit.