Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Times Square të Nju Jorkut, pasi një 17-vjeçar hapi zjarr në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Policia e Nju Jorkut ka njoftuar se një person është ndaluar dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen, megjithëse ende nuk janë ngritur akuza zyrtare. Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 01:20. Sipas policies, tre persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë një vajzë 18-vjeçare me plage të lehtë në qafë, një 19-vjeçar është qëlluar në këmbën e djathtë, ndërsa një burrë 65 vjeç është plagosur në këmbën e majtë. Të tre u transportuan në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Policia bën me dije se para të shtënave ka pasur një përplasje verbale mes autorit dhe njërës prej viktimave. Arma e përdorur është sekuestruar.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente kaosi, me njerëz që vrapojnë të frikësuar, ndërsa policia ndërhyn dhe i ofron ndihmë të plagosurve në vendngjarje. Ky incident vjen në një kohë kur qyteti i Nju Jorkut po përjeton një rënie të ndjeshme të krimeve me armë zjarri.Gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2025 janë shënuar vetëm 412 incidente me të shtëna, shifra më e ulët për një qytet me 8.4 milionë banorë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDËRGOI 5 ARMË DHE NJË SASI MUNICIONI NË ITALI, ARRESTOHET 30-VJEÇARI NGA MALËSIA E MADHE
Artikulli tjetërBEFASIA E FSHF, NDRYSHOHEN DATAT E FILLIMIT TË SUPERIORES DHE KATEGORISË SË PARË