Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin — ka deklaruar një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, vetëm disa ditë pasi Trump kishte propozuar një tjetër samit me homologun e tij rus. Lajmin e ka raportuar Reuters në faqen e saj.

I njëjti zyrtar shtoi se as sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe as ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk kanë në plan të takohen personalisht, duke e përshkruar telefonatën e tyre të së hënës si “produktive”.

Artikulli paraprakME KËRKESË TË SHBA-VE, BRITANIA DËRGON TRUPA NË IZRAEL PËR TË MONITORUAR ARMËPUSHIMIN NË GAZA
Artikulli tjetërRESHJE SHIU NË TË GJITHË VENDIN, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME