SHBA-ja së bashku me BE-në dhe NATO-n po ndjekin me vëmendje procesin e formimit të Qeverisë së Maqedonisë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit 2016.

“SHBA-ja fton liderët politik që pa asnjë vonesë të formojnë Qeverinë e re në pajtim me Kushtetutën dhe aspiratat e vendit për anëtarësim në BE dhe NATO. Formimi i Qeverisë së re e cila përkushtohetsundimit të së drejtës dhe zbatimit të reformave do të ndihmojë në dhënien fund të krizës e cila seriozisht ka dëmtuar zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit si dhe integrimin euroatlantik”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. SHBA gjithashtu i bëjnë thirrje të gjitha partive politike që mbi të gjitha të vendosin interesat e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, të punojnë në mënyrë konstruktive dhe në tërësi t’i zbatojnë detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinës.

Artikulli paraprakTRUMP MBËSHTET NATO-N, POR ANËTARËT DUHET TË PAGUAJNË
Artikulli tjetërSHQIPTARI HERO NDIHMON FËMIJËT E AKSIDENTUAR NË AUTOBUSIN E SHKOLLËS