Liderët nga BE, SHBA dhe Gjermania kanë paralajmëruar Turqinë për veprimet e saj mbi tentativën e dështuar të grushtit të shtetit.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka deklaruar se çdo përgjigje jo demokratike do të vërë në rrezik anëtarësimin e Turqisë në NATO. Kerry foli pas një takimi me ministrat e Jashtëm të BE­së në Bruksel ku tha: “NATO ka kërkesa në respektimin e demokracisë dhe NATO do të ketë masa për ato që po ndodhin”, shkruan Panorama. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka folur me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ku i ka shprehur shqetësim të madh mbi arrestimet e ndodhura dhe ka theksuar kundërshtinë e saj për rikthimin e dënimit me vdekje. Shefja për politikat e Jashtme në BE, Fererica Mogherini gjithashtu ka deklaruar se çdo shpresë e Turqisë për të hyrë në BE do të zhdukej nëse rikthehet dënimi me vdekje.

Artikulli paraprakSULM ME SËPATË NË NJË TREN NË GJERMANI, VRITET 17-VJEÇARI
Artikulli tjetërHAHN: REFERENDUM NESE NUK VOTOHET REFORMA NE DREJTESI