Nga muaji nëntor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do rihapin kufijtë Meksikën dhe Kanadanë për të gjithë udhëtarët e vaksinuar plotësisht.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare bëri me dije se do lejohen vetëm udhëtimet përmes trageteve dhe ato tokësore. Ndërkohë që nga 1 janari 2022, do kërkohet certifikata e vaksinimit për çdo udhëtar.

Kufijtë e SHBA-së me Meksikën dhe Kanadanë janë të mbyllur që prej marsit të viti 2020 për shkak të pandemisë së COVID.

Në një deklaratë, Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha se ishte i kënaqur që departamenti po ndërmerr hapa për të rifilluar udhëtimet e rregullta.

Javën e kaluar Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se të gjithë vizitorët duhet të jenë të vaksinuar me vaksinat e miratuara ose të njohura për përdorim urgjent nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Aktualisht, vaksinat Johnson & Johnson, Pfizer-BioNTech dhe Moderna janë miratuar në SHBA.

Artikulli paraprakNË ZONAT MALORE PRITET TË BIEN RESHJE DËBORE, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërEFEKTET E PANDEMISË, JANAR-PRILL 2021 BIEN 11% PACIENTËT NË SPITALE, 40% MË SHUMË SHTRIME NË PSIKIATRI