Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë e sulmit të ditës së hënë në Universitetin Shtetëror të Ohajos, ku mbetën të plagosur 11 persona.

ISIS pretendon se refugjati somalez Abdul Razak Ali Artan 20 vjeç, i cili u vra nga policia, ishte një “ushtar” i kauzës së tyre. Por familja e Artan ka mohuar një gjë të tillë. Ata u kanë thënë miqve të tyre se nuk kishin asnjë ide se djali i tyre, student kolegji, po përgatiste një sulm terrorist apo të kishte prirje ekstremiste. “Ai ishte një djalë i ëmbël,” tha një mik i familjes për DailyMail.com. “Kjo nuk është diçka që duhet të mësojnë njerëzit tanë. Ne jemi po aq të tronditur si gjithë të tjerët. Familja e tij është në zi. Ata nuk mund të kuptojnë se si ka ndodhur kjo situatë e tmerrshme. Ishte e papritur”.

Omar thotë më tej se Abdul dhe familja e tij ishin njerëz të qetë përpara se të ndodhte sulmi me automjet dhe thikë. Ai u kërkon njerëzve ta shohin ngjarjen si një incident të izoluar. “Ky rast nuk përfaqëson popullin somalez, është diçka që ne absolutisht e dënojmë dhe jemi të tronditur sesi një gjë kaq e tmerrshme mund të ndodhë,” tha Omar. “Është diçka që e ka tronditur komunitetin tonë, veçanërisht pasi ne kemi punuar shumë për t’u integruar në Columbus të Ohajos, një vend që na ka mirëpritur”. Omar tha se ai ishte në dijeni të prirjeve radikale në Columbus dhe se duhet bërë kujdes. “Ky ishte rasti i parë këtu, pasi ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë çështje si ne Evropë apo Mbretërinë e Bashkuar. Jemi shumë të shqetësuar dhe ne vetë duhet të jemi të shumë të kujdesshëm, pasi interneti mund të jetë një mjet i rrezikshëm për njerëz të cilët mund të ndikohen lehtë”. T

ë hënën, studenti somalez në Universitetin Shtetëror të Ohajos, Abdul Razak Ali Artan,e përplasi makinën mbi një turme njerëzish dhe pastaj doli nga automjeti me thikë në dorë duke therur 11 persona.Ai u qëllua dhe u vra nga policia. “Ne duhet ta shqyrtojmë këtë” si një sulm terrorist tha shefja e policisë në Columbus, Kim Jacobs. FBI u është bashkuar hetimeve.

Artikulli paraprakARRESTOHET AGJENTI I INTELIGJENCËS GJERMANE, PLANIFIKOI SULM TERRORIST
Artikulli tjetërAKSIDENTI NË LUNGOMARE, SHÇBA ARRESTON SHEFIN E HETIMIT TË AKSIDENTEVE