Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur zyrtarisht në listën e zezë dy biznese ruse, një minierë diamanti dhe një ndërtues anijesh, duke i ndaluar aksesin e tyre në sistemin financiar amerikan.

Sanksionet e fundit synojnë ndërmarrjet shtetërore ruse, ‘United Shipbuilding Corp’ dhe kompaninë e minierave të diamantit ‘Alrosa’.

“Përmes këtyre përcaktimeve, Thesari po ndërpret burimet shtesë të mbështetjes dhe të ardhurave për Qeverinë e Federatës Ruse për të zhvilluar luftën e saj të paprovokuar kundër Ukrainës”, thanë zyrtarët amerikanë në një deklaratë për shtyp.

‘Alrosa’ është kompania më e madhe e minierave të diamanteve në botë, duke zënë 28% të minierave globale të diamanteve, thuhet në deklaratën e SHBA, duke shtuar se në vitin 2021 ‘Alrosa’ gjeneroi mbi 4.2 miliardë dollarë të ardhura.

‘United Shipbuilding Corp’ është “përgjegjëse për ndërtimin e pothuajse të gjitha anijeve luftarake të Rusisë”, shtohet në deklaratën e SHBA.

Artikulli paraprakCILAT JANË USHQIMET MË TË PREFERUARA NË RRJETET SOCIALE?
Artikulli tjetërBE PREMTON 500 MILIONË EURO TË TJERA NË MBËSHTETJE USHTARAKE PËR UKRAINËN