SHBA i dhuron dronë inteligjentë Forcave të Armatosura Shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në ‘Facebook’.

Sipas ambasadës, anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey kanë mbërritur në Shqipëri për të kryer fluturime stimuluese me sistemet ajrore pa pilot PUMA. Këto të fundit u dhuruan si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë.

REAGIMI I AMBASADËS
🇦🇱 | Anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey udhëtuan në Shqipëri këtë javë për të kryer fluturime simuluese me Sistemet Ajrore pa pilot PUMA të sapoblera. PUMA-t iu dhanë Forcave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë. Ushtarët e Gardës Kombëtare të New Jersey kanë kaluar javën duke ofruar mbështetje për kolegët ushtarakë shqiptarë me inventarin, mirëmbajtjen dhe trajnime mbi pajisjet e reja. Një nga ushtarakët e Gardës Kombëtare të New Jersey, Togerja e Parë Collaku, ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në New Jersey kur ishte adoleshente. Ajo tani është Oficere e Ushtrisë dhe ky program partneriteti ndërmjet shteteve është veçanërisht domethënës për të, pasi kthehet në Shqipëri. #krahperkrah

Artikulli paraprakCOVID-19/ 853 RASTE TË REJA, 4 HUMBJE JETE DHE 526 TË SHËRUAR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërVENDOSI FUSNOTË PËR KOSOVËN, REAGON MALI I ZI: NUK KEMI SHKELUR PROTOKOLLIN DIPLOMATIK