Sipas njoftimeve, anije iraniane i janë afruar deri në 550 metra një anieje survejimi të marinës amerikane në Ngushticën e Hormuzit.

Një zyrtar i marinës amerikane i tha Zërit të Amerikës se incidenti ishte një ndeshje e papritur “jo profesionale dhe e pasigurtë”, që e detyroi anijen amerikane të ndërronte drejtimin. Anija luftarake e Rojes Revolucionare të Iranit lëvizi me shpejtësi para anijes së survejimit të marinës amerikane Invincible, për të demonstruar forcën dhe qëndroi pa lëvizur, duke e detyruar anijen amerikane dhe anije të tjera në Ngushticën e Hormuzit që të ktheheshin mbrapsht, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i marinës amerikane. “Një veprim i tillë nuk është i sigurt”. tha zyrtari amerikan. “Kthimi mbrapsht i anijes në një ngushticë të tillë mund të krijojë probleme.” Anija amerikane e survejimit nuk ishte kontaktuar paraprakisht nga anijet e vogla iraniane, me armatime të lehta, gjatë këtij incidenti.

Artikulli paraprakKANDIDATURA E RREZIKUAR E FRANCOIS FILLON, JUPPE REFUZON TA ZËVENDËSOJË
Artikulli tjetërVUÇIÇ: SERBIA KURRË NUK DO TË PAJTOHET ME FORMIMIN E USHTRISË SË KOSOVËS