Pak më shumë se gjysma e qytetarëve në Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19. Kështu thuhet në të dhënat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të përditësuara të shtunën.

Sipas të dhënave të CDC, 50.1 për qind e popullsisë amerikane është vaksinuar plotësisht kundër sëmundjes. Pak më shumë se 58.5 për qind është pjesërisht e vaksinuar kundër sëmundjes, që do të thotë se njerëzit e kanë filluar serinë e vaksinave me dy doza, por nuk e kanë përfunduar atë.

Vaksinës Moderna iu dha i njëjti autorizim më vonë në muajin dhjetor, ndërsa vaksina Johnson & Johnson me një dozë u autorizua në muajin shkurt.

Artikulli paraprakAKUZA PËR NGACMIM SEKSUAL, GUVERNATORI I NEW YORK MUND TË PËRBALLET ME AKUZA PENALE
Artikulli tjetërEGJIPT, VARKA 4600 VJEÇARE E FARAONIT TRANSPORTOHET NË MUZEUN E RI