Më shumë se 50,000 njerëz në Kaliforninë Jugore janë nën urdhra evakuimi, pasi një zjarr është duke u përhapur me shpejtësi.

Zjarri, i quajtur ‘Hughes’, filloi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (23 janar) pranë liqenit Castaic, rreth 40 milje nga zjarret Eaton dhe Palisades që shkatërruan pjesë të Los Angelosit në fillim të këtij muaji, sipas mediave të huaja.

Brenda pak orësh, Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni tha se flakët kanë djegur 9,400 hektarë, ndërsa janë duke dal jashtë kontrollit.

“Situata mbetet dinamike dhe zjarri mbetet një zjarr i vështirë për t’u frenuar”, tha shefi i zjarrfikësve të Los Anxhelosit Anthony Marrone.

Artikulli paraprakRRËSHQITJE GURËSH, BLLOKOHET RRUGA THETH-NDËRLYSAJ DHE KANALI I UJIT QË FURNIZON HEC-IN
Artikulli tjetërEUROPA NË EMERGJENCË PËR TË MBLEDHUR MJEKË E INFERMIERË, IKIN QINDRA “BLUZA TË BARDHA” NGA SHQIPËRIA