Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar të mërkurën se ka lëshuar pasaportën e parë “X” për një person që nuk e njeh veten në zgjedhjen tradicionale “mashkull” ose “femër”, në përputhje me premtimin e presidentit amerikan, Joe Biden për të marrë më shumë parasysh të drejtat e pakicave seksuale.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi në qershor se shënuesi X do të ofrohet si një opsion në pasaporta, pas vendeve të tjera duke përfshirë Kanadanë, Gjermaninë, Australinë dhe Indinë, të cilët tashmë ofrojnë një gjini të tretë në dokumente, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al.

Zëdhënësi i DASH, Ned Price tha në një deklaratë se Shtetet e Bashkuara po lëvizin drejt shtimit të shenjës gjinore “X” si një opsion për ata që aplikojnë për pasaporta amerikane ose raporte konsullore të lindjes jashtë vendit.

“Departamenti i Shtetit ka “shtuar një shenjë X për gjininë jo-binare, për njerëzit interseks dhe për të gjithë ata që nuk mund të identifikohen brenda kritereve gjinore të propozuara deri më tani”, tha Ned Price.

“Mundësia e re do t’u ofrohet të gjithë aplikantëve për lëshimin e pasaportave nga fillimi i vitit 2022”, tha Price, duke vënë në dukje angazhimin e diplomacisë amerikane për “promovimin e lirive, dinjitetit dhe barazisë së të gjithë njerëzve”.

Artikulli paraprakSALIANJI: PS KA SHPENZUAR NGA BUXHETI I SHTETIT MILIONA EURO PËR…
Artikulli tjetërPESË ARSYE SE PSE FACEBOOK-U DUHET TË SHQETËSOHET PAS INFORMACIONEVE TË RRJEDHURA