Dita Europiane kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore u përkujtua në qytetin e Shkodrës në tetor, muajin antitrafikim. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha deklaroi se janë krijuar mekanizma efikase për të goditur kriminelët e trafikimit por edhe për të dhënë shërbime për viktimat e trafikuara.
Përfaqësuesja e ambasdës amerikane Amelia Hintzen tha se Shqipëria ka bërë përparime por nevojitet më shumë punë në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore.
Përfaqësuesi i ambasadës së Britanisë së Madhe John Walker u shpreh se Britania po jep ndihmën e saj në qarqe si Shkodra, Kukësi, Dibra dhe Tirana si më të prekurat nga trafikimi i qënieve njerëzore.
Në fund u inaugurua edhe një instalacion nga Ministri i Brendshëm Hoxha për ndërgjegjësimin në luftën kundër trafikimit te qënieve njerëzore.