Këto janë fotot nga ajo që është cilësuar si ambasada më e shtrenjtë në botë.

Bëhet fjalë për ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Londër. Ambasada është projektuar e tillë që mos depërtojnë terroristët. Ajo po ndërtohet në ‘Nine Elms’ dhe kostoja e saj i ka tejkaluar 1 miliard dollarë. Pjesa e jashtme e ambasadës do të jetë anti-plumb dhe do ketë edhe mbrojtës kundër kamionëve-kamikazë. Projekti parashikon apartamente, një hotel, dyqane, restorante dhe pishinë.