Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se nëpërmjet një sulmi ajror më 17 janar në Idlib të Sirisë, e ka vrarë një lider të al-Kaidës

. Mbrëmë, Pentagoni këtë lider e ka identifikuar si shtetas të Tunizisë, me emrin Mohammad Habib Boussadoun al-Tunisi, që ishte “lider i operacioneve të jashtme”. Pentagoni tha se ai ishte “i lidhur me komplote terroriste për sulme kundër caqeve perëndimore”. Ky person kishte arritur në Siri në vitin 2014, pasi i kishte kaluar disa vjet në Evropë dhe në Lindje të Mesme, ku ai kishte lidhje të shumta me ekstremistët, shkruan në faqen në Internet të Pentagonit. Departamenti amerikan i mbrojtjes thekson se vdekja e tij “do ta degradoj qendrën e lehtësuesve dhe luftëtarëve me përvojë në operacionet e jashtme të al-Kaidës”.