Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, u paraqiten për herë të parë në gjykatën federale për t’u përballur me akuzat për narkoterrorizëm. Ata akuzohen për konspiracion narko-terrorizmi, komplot për importimin e kokainës, posedimi i mitralozëve dhe pajisjeve shkatërruese, konspiracion për të poseduar mitraloz dhe pajisje shkatërruese. Gjykatësi Alvin Hellerstein u shpreh në fillim të seancës se puna e tij është të sigurohet që ky të jetë një gjyq i drejtë. Maduro qëndroi në këmbë ndërsa iu kërkua të konfirmojë emrin e tij në gjykatë.

Gjykatësi vazhdoi duke i thënë Maduros se “do të ketë një kohë dhe një vend për të gjithë këtë” përpara se ta përsërisë pyetjen e tij. Maduro përgjigjet duke konfirmuar emrin e tij. Në fjalët e tij të para publike që kur u soll në SHBA, Maduro i thotë gjykatës se është presidenti i Venezuelës dhe se u kap nga shtëpia e tij në Karakas.

“Nuk jam fajtor, jam një njeri i mirë, jam ende president i vendit tim”, vazhdon ai.

Artikulli paraprakARRESTIMI I MADUROS NGA SHBA-TË, KËSHILLI I SIGURIMIT MBLIDHET ME URGJENCË
Artikulli tjetërKLODIAN BRAHO NDRYSHON DREJTUESIT E DEPARTAMENTEVE NË SPAK