Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë paralajmëruar Iranin lidhur me negociatat bërthamore.

Zëdhënësi i Sigurisë kombëtare amerikane, John Kirby bëri me dije se takimet për rinisjen e negociatave bërthamore iraniane kanë përfunduar.

Ai gjithashtu theksoi se rifillimi i bisedimeve duhet të bëhet në Vienë, ndërsa sqaroi se SHBA nuk do ta presë Iranin përgjithmonë.

“Takimet për rinisjen e negociatave bërthamore iraniane kanë përfunduar. Teherani duhet të pranojë marrëveshjen sepse koha po mbaron. Siç e ka bërë të ditur edhe presidenti, ne nuk do të presim përgjithmonë Iranin”, ka thënë ai.