Paralajmëron Konsullatën – SHBA: Largohuni nga Stambolli, grupet ekstremiste do të sulmojnë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka urdhëruar stafin e konsullatës në Stamboll të largohet nga vendi, pasi të dhënat e inteligjencës tregojnë se grupet ekstremiste nuk kanë hequr dorë nga planifikimi i sulmeve ndaj qytetarëve amerikanë në Turqi. Urdhëri është limituar vetëm për Stambollin, ndërkohë që zyrtarët kanë garantuar se konsullata do të vijojë të jetë e hapur. Ky urdhër evakuimi është i dyti akt i Departamentit të Shtetit brenda kësaj jave, pasi të hënën qytetarët amerikanë u këshillua të tregonin kujdes në udhëtimet e tyre drejt Turqisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar anëtarë të familjeve të stafit që punon në konsullatën në Stamboll, të largohen nga vendi, si pjesë e një mase sigurie. Departamenti i Shtetit u shpreh se urdhëri i evakuimit i lajmëruar të shtunën bazohej në të dhënat e inteligjencës, të cilat tregojnë se grupet ekstremiste po vazhdojnë përpjekjet e tyre agresive për të sulmuar qytetarë amerikanë në zonat e banuara apo të frekuentuara prej tyre. Megjithatë, Departamenti nuk renditi asnjë kërcënim specifik. Zyrtarët thanë se konsullata amerikane në Stamboll do të qëndrojë e hapur dhe e plotësuar në staf, pavarësisht evakuimeve. Urdhëri është limituar për Stambollin dhe nuk përfshin të tjera poste diplomatike amerikane në Turqi. Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme në vend pas grushtit të dështuar të shtetit në 15 korrik dhe rregullat e emergjencës janë ende në fuqi. Përpjekja për puç erdhi vetëm dy javë pasi një sulm kamikaz i Shtetit Islamik, i mori jetën 44 personave dhe plagosi 230 të tjerë në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit. Ky urdhër është akti i dytë i Departamentit të Shtetit gjatë kësaj jave, teksa të hënën, u lëshua një paralajmërim sigurie për amerikanët që udhëtojnë drejt Turqisë.