E GJITHË NGJARJA ËSHTË FILMUAR NGA NJË KALIMTAR ME NJË APARAT TELEFONIK. Një oficer i bardhë policie në Karolinën e Jugut është akuzuar për vrasje, pasi shfaqet në një video duke i qëlluar 8 herë pas shpine një 50 vjeçari me ngjyrë. Kryebashkiaku i North Charleston, Keith Summey tha se hetuesit kishin vendosur të akuzonin oficerin Michael Slager, 33 vjeç, për vrasjen e Ëalter Scott, pas pamjeve që u bënë publike.

Për ngjarjen e rëndë FBI dhe Departamenti amerikan i drejtësisë kanë nisur hetime të ndara. Policia tha se viktima u ndalua në rrugë për një fener të thyer makine. Më pas ai u ndoq nga efektivi i policisë dhe pas një debati viktima u largua me vrap, por më pas u qëllua pas shpine. E gjithë ngjarja është filmuar nga një kalimtar me një aparat telefonik dhe aty duket qartë që polici qëllon me armë 50-vjeçarin me ngjyrë. Më pas, ndërsa viktima është me fytyrë në tokë, ai i vendos prangat. Sipas raportit të policisë, efektivi raportoi se i kishte marrë viktimës një armë,por në pamje duket qartë se 50-vjeçari nuk ishte i armatosur. Më pas në video duket që 33-vjeçari bën disa hapa prapa dhe hedh një tokë pranë trupit të vdekur të burrit me ngjyrë një objekt. Incidenti ndodh në një kohë kur policia po akuzohet për vrasje të personave të paarmatours si në rastin e 18-vjeçarit në Ferguson, ngjarje që shkaktoi protesta të shumta në të gjithë SHBA-në. North Charleston është një komunitet me rreth 100.000 banorë, gjysma e të cilëve janë me ngjyrë. Kjo është vrasja e radhës e një personi me ngjyrë nga një oficer i bardhë policie, duke rindezur debatin mbi marrëdhëniet e forcave të rendit me komunitetet e afroamerikanëve dhe hispanikëve, siç quhen meksikanët dhe emigrantët e tjerë nga Amerika Qndrore dhe e Jugut.

Artikulli paraprakDEKLARATAT NACIONALISTE TË RAMËS, REAGON BASHKIMI EUROPIAN
Artikulli tjetërROMËT: NUK KEMI AS BUKËN E GOJËS