Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar Departamentit të Shtetit të paraqesë opsionet e politikave për njohjen e mundshme të shtetit palestinez nga SHBA pas përfundimit të konfliktit në Gaza.
Një lajm i tillë bëhet me dije nga mediat amerikane. Sipas burimeve të mediave të huaja, administrata e Biden po mendon se njohja e një shteti palestinez duhet të jetë hapi i parë në negociatat për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.