Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një drejtues automjeti është vrarë nga policia gjatë një ndjekjeje. Gjatë aksionit, policia kërkoi përforcime dhe u vu në ndjekje të drejtuesit, ndersa në ndihmë erdhi edhe helikopteri.  Në momentin që drejtuesi po hynte në kundërvajtje në një autostradë, helikopteri qëlloi mbi mjetin duke e lënë të vdekur drejtuesin. Ky veprim i policisë është kritikuar nga shumë qytetarë të SHBA.

KUBË, PAPA FRANÇESKU VIZITON KRYEQYTETIN HAVANA
Papa Françesku ka mbërritur në kryeqytetin e Kubës, Havana, ku u mirëprit nga presidenti Raul Castro dhe kardinali Jaime Ortegabërë si dhe qindra qytetarë. Menjëherë pas zbritjes së tij në ishull, Papa ka falënderuar qytetarët kubanezë. Gjatë fjalimit, ai kërkoi që kishat në Kubë të kenë lirinë dhe mjetet për të ndjekur misionin e saj. Gjithashtu, Papa nuk la pa përshëndetur lidhjet e përmirësua midis SHBA-së dhe Kubës, duke i cilësuar ato si një shembull pajtimi për të gjithë botën. Papa Françesku do të  kalojë katër ditë në Kubë para fluturimit në SHBA dhe pritet të mbajë një Meshë në Sheshin e Revolucionit të Havanës. Papa argjentinas është Papa i tretë që viziton ishullin.

Artikulli paraprakTHETHI PO HUMBET TRADITËN ME NDËRTESA TË PAPRANUESHME
Artikulli tjetërDRANGU: DËMSHPERBLIMET, PROCES I NGADALTË POR I RREGULLT