Një person i armatosur dhe i maskuar ka qëlluar punonjësit e policisë në Baton Rouge të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ndodhi vetëm 2 javë pas një videoje të publikuar ku policët vranë Alton Sterling në të njëjtë qytezë të Luizjanas, nga e celia mendohet të jetë provokuar zemërimi. Personi i armatosur, që ishte i veshur me të zeza është parë duke gjuajtur rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale teksa ecte mes një dyqani dhe lavazhi makinash. Nga raportimet e mediave të huaja dyshohet se tre policë janë qlluar. Shkalla e lëndimeve të oficerëve ende nuk është e ditur. Gjithashtu nuk dihet ende nëse janë bërë arrestime.

Artikulli paraprakNARD NDOKA: ILIR META RA
Artikulli tjetërLËVIZ SHQIPTAR SE NUK BËHET DREJTËSI NGA DIVANI!