Analisti Genc Burimi ka analizuar vendimin e SHBA për t’i ndaluar hyrjen në vend ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha pasi e akuzon për përfshirje në korrupsion të rëndësishëm dhe minim të demokracisë.

Burimi thotë se kjo është qartazi një lëvizje politike dhe Shqipëria në këtë rast fiton hapjen e negociatave pasi ky vendim nga SHBA është marrë për ti lehtësuar rrugën Ramës.

Ai thotë se Berisha në rast të kundërt do i pengonte negociatat pasi nuk do ia lejonte kurrë Bashës të njihte zgjedhjet e 25 prillit apo të hynte në koalicion bashkëqeverisës me Ramën.

Burimi ndër të tjera thotë se nëse PD do të fitonte zgjedhjet, askush s’mund të imagjinojë se Berisha do shpallej non grata, por nëse PS humbte, atëhere Rama mund të kishte marrë të njëjtin vendim nga SHBA si Berisha.

‘’I mungon sinqeriteti. Nëse PD-LSI fitonte, kush mund ta imagjinonte që Berisha do shpallej non-grata.

Është lëvizje politike për ti lehtësuar Ramës një hapje më të shpejtë të negociatave me BE. Berisha i pengonte se nuk do e lejonte kurrë Bashën as të njihte zgjedhjet dhe as të hynte në koalicion me Ramën në bashkëqeverisje.

Parisi, Berlini, Evropa sot janë dakord të fusin Shqipërinë por me kusht që mos ketë kontestim nga vetë Shqipëria. Anulohet ne çast lista e Bundestagut me 10-15 kushte. Parisi, Gjermania, kanë pozita të brendshme. Në Francë ke ekstrem të djathtë. Vetë opozita në Shqipëri nuk është dakord me atë që po ndodh në Shqipëri. Si mund të pranohet një vend ku vetë në vend nuk pranohet që ky vend nuk është demokratik.

Komisioni mund të jetë rekomandime, por në Parlament i thonë pse këtë vend do fusni ju në BE. Hapja e negociatave nuk është më proces i pakthyeshëm. Franca kërkoi që hapja e negociatave mos jetë baraz me anëtarësim. Ok, hapen negociatat, negocio.

Na i hapni, pse SHBA do me çdo kusht, ne jemi kolona e 5-të më e mirë e SHBA. Shikoni çfarë probleme po i hapin Polonia e Hungaria. SHBA ka një aleat fare të mirë, u merr muxhahedinët, bën bazë, gazin e lëngshëm, armët kimike. Pra i kushtojnë shtrenjt. Partner shumë i lehtë për Shqipërinë. SHBA bën politikë me paratë e Evropës. Nuk duan më probleme në Shqipëri. Ia krijuan gjitha kushtet Ramës të fitonte zgjedhjet.

Po të fitonte PD kush do e mendonte që Berisha do të shpallej non-grata.

Nëse hapen negociatat Shqipëria fiton shumë, ka akses në institucione. Gjuhët po fillojnë të zgjidhen. SHBA ishte tabu, sot kemi shumë analistë që kjo SHBA nuk është normale që po bën. Po futet pykë në marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë.

Kështu fillon, pastaj përfundon si Franca që bën NATO-n nga Amerika. Është krisje. Amerikanët duhet të kishin bërë diçka të ekuilibruar, jo vetëm me Berishën, por dhe ata që kanë pushtetin. E dyta problemi Rama mund të ketë marrë kot. Ka drejtësinë, drejtësinë po e bën SHBA.

Sot Shqipëria është si puna e SHBA së Trump. PD dhe LSI kanë marrë 60 vende. Gati gjysma e opinionit publik janë anti. S’mund ti japësh këtij Ramës këtë që të shtypë opozitën, duke mos menduar që gjysma e opinionit publik është anti-Rama. Mund të shkojë Shqipëria drejt një partie të ekstremit të djathtë, si në Europë.

Ose mund ti ishte premtuar Berishës një amnisti, do ishte dëm demokracisë. Por Berisha nuk është dënuar 30 vjet, kur nuk u dënua në Gërdecin, e piramidave financiare, bulevardin, tani do i kërkojnë kleçkat për klubin Partizani.

Bashën nuk e zë gjumi. Rama i ka thënë futu me mua, PD-LSI ju thashë nuk fitojnë dot. Sa të kesh koalicion me Metën s’të lë SHBA të fitosh. Shqipëria sot nuk është vend i pavarur, më vjen keq. Imagjinoni në një demokraci si në Mal të Zi të fitojë zgjedhjet një parti pro-serbe, dhe në Shqipëri të ketë një parti pro-kineze. Mendoi se do e lejonin amerikanët të votonin për partinë pro-kineze?

Amerikanët nuk kanë synim kryesor demokracinë. Mjerë i humburi. Humbi PD, s’kanë më vlerë. Po të kishte humbur PS mbase do ishte Rama. Shqiptarët këtë fitojnë, negociatat. Por nga ana e avancimit demokratik ky është hap mbrapa.

Do ishte dakord për koalicion PS-PD e kam thënë natën e parë të zgjedhjeve. Dihej plani. Nga ana tjetër jam i ndërgjegjshëm, nëse fiton zgjedhjet Edith Harxhi apo Basha shkrihet PD, nuk e lejon elektorati që të hyjë PD në bashkëqeverisje me Ramën. Në Shqipëri ka para, por SHBA-ja nuk sjell para. Le të sjellë. Jemi ne që i japim pa asnjë çmim SHBA-së. Amerikanët kanë llafe, por nuk sjellin para. Thonë po investojnë në drejtësi, por është marionetë në shërbim të Ramës. ‘’- tha Burimi.

Nga BalkanWeb