SHBA do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë pas tërmeteve të forta që goditën provincat jugore, edhe pas ndihmave që ka dhënë deri tani.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë duke punuar drejtpërdrejt me qeverinë e Turqisë, duke punuar përmes partnerëve të OKB-së dhe OJQ-ve për të ofruar lehtësimin kritik që njerëzit në vend kanë nevojë për momentin. Para së gjithash, në emër të departamentit të shtetit dhe qeverisë amerikane, dua të them se mendimet dhe ndihmat tona vazhdojnë të jenë me popullin e Turqisë dhe Sirisë në atë që është një kohë shumë e vështirë dhe sfiduese tani”, tha zëdhënësi Vedant Patel për mediat shtetërore turke.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKREU I POLICISË, RRUMBULLAKU TAKIM ME PËRFAQËSINË E OSBE
Artikulli tjetërKURTI TAKON EKIPET E SHPËTIMIT TË KOSOVËS QË NDIHMUAN NË TURQI