
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në redaksinë e një gazete në Maryland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mediat amerikane shkruajnë se nga të shtëna raportohet për persona të vdekur dhe disa të plagosur. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në redaksinë e lajmeve të gazetës “Capital Gazzette” në Annapolis, nga ku thuhet se të paktën 7 persona janë qëlluar, prej të cilëve dy në gjendje kritike për jetën dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë
Autori i dyshuar mendohet të jetë kapur nga policia, sipas njoftimit të një sherifi të zonës në rrjetin social Twitter, por detaje të mëtejshme ende nuk dihen. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore.


