Raportohet se SHBA, po trajnon ushtarët ukrainas në bazat e ushtrisë amerikane në Gjermani në lidhje me përdorimin e pajisjeve të artilerisë që Uashington po dërgon në Kiev. Lajmin e bëri të ditur Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

“SHBA po trajnon ushtrinë ukrainase jashtë Ukrainës për t’i mësuar se si të përdorin pajisjet e artilerisë që Uashingtoni po dërgon në Kiev për të luftuar pushtimin rus. Mund të them se SHBA-ja ka filluar të trajnojë forcat e armatosura ukrainase mbi sistemet kyçe në bazat ushtarake amerikane në Gjermani”, tha Kirby.

Artikulli paraprakZELENSKY: JAM GATI PËR TË TAKUAR PUTIN-IN
Artikulli tjetërKIEV: RUSËVE U KEMI SHKAKTUAR HUMBJE SHUMË TË MËDHA!