Zyrtarë amerikanë thanë se Forca Ajrore e SHBA-së ka kryer sulme në një kamp militantësh në Siri, duke vrarë mbi 100 luftëtarë të Al Kaidës.

Është ky sulmi i fundit anti-terrorist i kryer nën presidentin amerikan, Barack Obama. Zyrtarë ushtarakë thanë se një bombardues B-53 dhe disa dronë kanë marrë pjesë në ofensivën e 19 janarit në perëndim të Alepos, pranë kufirit me Turqinë. Ata i kanë përshkruar militantët e vrarë në sulm si “bërthamë” e Al Kaidës. Më 19 janar, ushtria amerikane ka thënë se ka vrarë edhe një udhëheqës të Al Kaidës në provincën Idlib të Sirisë.

Artikulli paraprakSHQIPTARI SHKON NË AUSTRI PËR SULM TERRORIST, PARANDALOHET TRAGJEDIA
Artikulli tjetër6 VJET NGA “21 JANARI”. RAMA BËN PRITJE DHE ORGANIZON DREKË ME FAMILJARËT