Ceremonia e betimit të presidentit të 45, është një nga eventet më të rëndësishme dhe më të bujshme jo vetëm në SHBA por në të gjithë botën.

Qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota do të jenë sy e veshë për të ndjekur betimin e Trump në Washington i cili do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si Pasardhës i Barack Obamës. Por rruga drejt betimit është e mbushur me plot festime dhe hapa të tjera tradicionale të cilat janë ndjekur që nga koha e Washington. Trump sot në orën 11:00 me orën amerikane do të ngrejë dorën e tij të djathtë lart, dhe të majtën do ta vendosë mbi Bibël e para kreut të Gjykatës Supreme, e me pas do të shqiptojë betimin; “Unë Donald J Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do të jap më të mirën time që të mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”, kanë fjalët që Trump do t’i thotë në ditën që do të inaugurohet si President. Procedurat zyrtare do të përmbyllen me adresimin e parë për kombin nga presidenti i ri. Ky është teksti i betimit të Donald Trump-it si President Inaugurimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara është emërimi zyrtar i tij për mandatin e ri në zyrën presidenciale. Betimi është i vetmi detyrim pjesë e inaugurimit, që administrohet nga kreu i gjykatës supreme në shkallët e ndërtesës së kapitolit në uashington. Përgjatë viteve, traditat e inaugurimeve presidenciale kanë ndryshuar kohësh. Në ceremoninë inauguruese Presidenti mban një fjalim dhe më pas organizohet një drekë në Shtëpinë e Bardhë. Që prej vitit 1937, çdo inaugurim është mbajtur më 20 janar në mesditë. Nëse data 20 janar rastisë të jetë e diel, Presidenti betohet privatisht e më pas edhe në një ceremoni publike në ditën e ardhshme. Trump do të betohet po ashtu nga ndërtesa e Kapitolit, në mesditën e 20 janarit. Presidenti do ta ngrejë dorën e tij të djathtë, dhe të majtën do ta vendosë mbi Bibël dhe me pas para kreut të Gjykatës Supreme do të shqiptotojë betimin; “Unë Donald J Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do të jap më të mirën time që të mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”, kanë fjalët që Trump do t’i thotë në ditën që do të inaugurohet si President. Trump në Twitter: Gjithçka fillon sot Trump, në llogarinë e tij zyrtare në Twitter ka shkruar, “Gjithçka fillon sot! Do të shihemi në ora 11:00 të mëngjesit për betimin. Lëvizja vazhdon – puna fillon!”. Ora 15:50 Barack Obama pret pret për një çaj në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump Barack Obama pret për një çaj në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump. Të dy liderët shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre Michelle Obama dhe Melania Trump. Por kur do të jetë betimi i shumëpritur? Presidenti Trump fillimisht do të marrë pjesë në një shërbesë fetare në Kishën pranë Shtëpisë së Bardhë. Së bashku me bashkëshorten dhe parardhësin e tij Obama i shoqëruar nga Michelle ata do të pijnë një çaj e më pas do të drejtohen drejt Capitol Hill. Koha e betimit, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën amerikane, është mesdita e 20 janarit. Por jo gjithmonë ka qenë kështu. Që nga shpallja e pavarësisë e deri në vitin 1933, Presidenti i zgjedhur amerikan inaugurohej më 4 mars. Në 1933 amendamenti 20 i Kushtetutës amerikane u ndryshua dhe koha e tranzicionit të pushtetit, nga vjeshta kur zhvillohen zgjedhjet e deri në inaugurim u zvogëlua. Ceremonia e betimit parashikohet të nisë me performanca muzikore në orën 14 e 30 me orën tonë. Në 17 e 30 do të jetë fjala hyrëse e ndjekur më pas nga betimi i zv presidentit Pence para trupës së Gjykatës së Lartë. E pikërisht në orën 18 Trump do të betohet, betim i cili udhëhiqet nga kreu i Gjykatës së lartë. Dhe më pas presidenti do të mbaj fjalimin e parë si president. Parakalimi në Pennsylvania Avenue është hapi tjetër që do të ndërmarrë Trump së bashku me zvpresidentin Pence. Mbështetës dhe protestues pritet të jenë prezentë në këtë parakalim. Madje që prej nisjes së ceremonive këtë të enjte ka patur protesta ku manifestuesitt nuk duan të përfaqësohen prej manjatit. Në protesta morën pjesë edhe shumë artistë të famshëm si aktori De Niro apo Michael Moore. Edhe ditën e sotme gjatë betimit priten të tjera protesta. Dhe për këtë arsye nuk është aspak cudi që edhe niveli i sigurisë në Ëashington është shumë i lartë ndërsa sa i përket shpenzimeve të ceremonisë së inagurimit mendohet se ajo do të kushtojë plot 100 milionë dollarë. Ndoshta mund të jetë Presidenti i zgjedhur që ka përçarë më shumë amerikanët, por në mesazhin e dhënë në vigjilje të inaugurimit të tij, Donald Trump përcolli mesazhe uniteti. Dhe në mbrëmje deri në otët e para të mëngjesit presidenti dhe zv presidenti të shoqëruar nga bashkëshortetet e tyre do të marrin pjesë në 3 ballo zyrtaren Forca të shumta siguria kanë rrethuar Ëashingtonin ku mendohet se të pranishëm në ceremoni janë 900.000 persona. Mes personaliteteve krahas Obamës do të jenë edhe shumë politikanë të tjerë të Kongresit duke përshirë edhe ish presidentë, si Bill Clinton dhe Hillary Clinton rivalja e Trump në zgjedhjet presidenciale. Ndërsa George Bush i ka kërkuar falje Trump pasi nuk mund të jetë i pranishëm për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërkohë kujtojmë se ekipi i Trump ka punuar shumë për të marrë në ceremoni këngëtarë dhe artiste shumë të njohur por shumë prej tyre si Elton John, apo Andrea Bocelli kanë refuzuar ftesën e tij. Kur e nis punën presidenti i ri? Në fakt vetë Trump ka deklaruar se do të rishohë shumë politika të Obamës që në ditën e parë të tij në Shtëpinë e Bardhë, por ende nuk dihet nëse dita e parë e punës do të jetë të premten apo të hënën. Donald Trump i cili përfaqsonet partinë republikane në 8 nëntor u zgjodh President ii SHBA. Duke tejkaluar cdo pritshmëri për shkak të figures së tij kontrovesre ai arri të fitonte votat elektorale por jo votat popullore por në sistemin amerikan fitues shpallet ai që triumfon me votat elektorale.

Artikulli paraprakGODITET KLANI SHQIPTAR I KOKAINËS, KAPEN MBI 500 MIJË EURO DROGË
Artikulli tjetërI HIQET PASAPORTA DIPLOMATIKE – ATASHEUT USHTARAK NË ANKARA I URDHËROHET KTHIMI I MENJËHERSHËM