Të paktën 25 persona, përfshirë dy zjarrfikës, kanë mbetur të lënduar si pasojë e një zjarri të madh që ra mbrëmjen e djeshme në një pallat në SHBA.

Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin Silver Spring, në shtetin e Merilendit, dhe më pas është përhapur në ndërtesat përreth. Zjarrfikësit, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët, ia kanë arritur qëllimit vetëm në orët e para të ditës së sotme. Siç raportojnë mediat amerikane, të paktën tre ndërtesa të tjera janë dëmtuar nga përhapja e shpejtë e zjarrit, që përveç të lënduarve shkaktoi dhe panik tek banorët.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDONALD TRUMP: JU TREGOJ KUSH ËSHTË THEMELUESI I ISIS
Artikulli tjetër“PËRTEJ MALIT”, ASGJESOHEN 9793 BIMË KANABIS SATIVA