Në përfundim të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, në mjediset e Qendrës Rinore “Atelie” u hap ekspozita “Burrat dinë me dashtë”. Organizata “Gruaja tek Gruaja” dhe “Zyra për Djem dhe Burra” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër sollwn njw ekspozitw ndryshe nga tw tjerat.

Majlinda Angoni, drejtore e organizatës “Gruaja tek Gruaja” shprehet se kjo ekspozitë, përmes fotove sjell shembullin ideal të barazisë gjinore.

Majlinda Angoni shton se kohët e fundit është vënë re një rritje ë numrit të denoncimeve nga gra të cilat janë viktima të dhunës.

Ekspozita fotografike “Burrat dinë me dashtë” sjell në vëmendje rëndësinë e roleve gjinore dhe ndikimin që kanë në përmirësimin e shoqërisë në të cilën jetojmë. Edhe pse organizatat qeveritare,

por jo vetëm marrin iniciativa të shumta për sensibilizmin e shoqërisë dhe denoncimin e dhunës në familje, sërish numri i viktimave të dhunës në qarkun Shkodër vazhdon të mbetet i lartë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPISTULL, DITA E KATËRT E BOJKOTIT NË SHKOLLË
Artikulli tjetërSHQIPTARI PËRFUNDON NË BANËSË BASHKË ME MAKINËN