Shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas, sot do të vizitojë Prishtinën, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Berlin. Një ditë më vonë, Maas do të vizitojë edhe Beogradin.

Sipas zëdhënëses së kësaj ministrie Maria Adebahr, Maas do të diskutojë me zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Vizita e shefit të diplomacisë gjermane vjen pas raportimeve mediale në rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhur me mundësinë e ndryshimit të kufijve në mes të shteteve.

Kjo është agjenda e vizitës së kryediplomatit gjerman në Kosovë:

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në aeroport homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 14:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Presidenca, ora 15:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Objekti i Qeverisë, ora 16:30)

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim homologun e saj gjerman Heiko Maas.

Artikulli paraprakNË DITËN E 95-VJETORIT, MBRETËRESHA ELIZABETH JEP NJË MESAZH TË NDJERË
Artikulli tjetërINTELIGJENCA ARTIFICIALE MUNDËSON “BISEDA” EDHE ME ALBERT EINSTEININ