
Miq!!!
Sot si gjithmone, vrapuam kush e kush te dale me patriot e kush te nxjerre foton apo dedikimin me te bukur, por kjo nuk ju ben ju patriot. Te jesh patriot e ta duash kete vend, duhet te kontribuosh çdo dite per t’ia sheruar plaget e per ta bere nje vend ku banoret e tij te jetojne krenare. Zoti na ka fale gjithçka, por na ka sprovuar me nje semundje qe po na vdes ngadale, krimi i organizuar.
Lufta kunder krimit te organizuar eshte prioritet i yni, por cilido qe mendon se kjo lufte duhet te jete vetem detyre e institucioneve te vecanta, vetem e Policise, e Prokurorise apo e Gjykates, gabohet. Kjo eshte nje lufte qe duhet te perfshije te gjithe shoqerine, duke filluar nga rinia, pasi ajo eshte me e ndjeshme, mediat, shkollat e te gjitha institucionet e shtetit. Nese do e leme ne dore te nje institucioni, atehere i kemi dhene mundesi krimit qe te gjeje me lehtesi pikat e dobeta te ketij institucioni dhe per ta sabotuar luften ndaj tij. Eshte e lehte te kerkosh llogari sidomos prapa kuintave, por kjo lufte do kurajo, kurajo te perballesh me te, kurajo te flasesh kunder tij, kurajo qofte edhe te dalesh mbi veten duke refuzuar çdo perfitim personal nga krimi. Vendi yne nuk eshte ky! Vendi yne nuk duhet te jete ky! Vendi yne nuk mund te jete kurre ky!
ZOTI NA NDIHMOFTE PER KETE! Gjithsesi Gezuar.


